Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 59 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Europa”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen A. K., 69 vjeçe, këmbësore, e cila është dëmtuar lehtë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ