Përplasi me makinë dhe braktisi 3-vjeçarin, arrestohet 44-vjeçarja në Tiranë
- 23 March, 2025
Një 44-vjeçare është arrestuar nga policia e Tiranës pasi përplasi me makinë një 3-vjeçar dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, ku fëmija u godit nga automjeti i drejtuar nga shtetasja R. S. Pas aksidentit, 44-vjeçarja nuk ndaloi për të dhënë ndihmën e parë, por u largua, ndërsa i mituri u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia e qarkullimit rrugor e identifikoi dhe arrestoi drejtuesen e mjetit, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ