Një 8-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë të hënë në Shkodër. Sipas policisë, i mituri është përplasur lehtë nga një 32-vjeçar. I vogli është dërguar në spital, ku sipas uniformave blu ka marrë plagë të lehta dhe po mjekohet.
“Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.
Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ