Përplasen makinat, njëra shpërthen në flakë. Dy shoferët transportohen me urgjencë në spital
- 1 December, 2024
Një aksident ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Lezhë-Laç.
Sipas informacioneve të para bëhet me dije se njëra nga makinat ka shpërthyer në flakë, ndërsa i pasojë e përplasjes dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar.
Mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ