Përplasen dy makina në aksin Fushë Krujë–Vorë, tre të plagosur dërgohen në spital
- 6 April, 2025
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fushë Krujë–Vorë, në afërsi të fshatit Budull, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të plagosur tre persona.
Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Deri më tani nuk ka detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhet policia rrugore, e cila ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ