Përndiqte një vajzë rregullisht, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, tentoi t’i ikte policisë dhe u hodh nga lartësia

Një 37- vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se përndiqte një vajzë në mënyrë të vazhdueshme. Sipas policisë, 37-vjeçari me inicialet F.V në momentin që ka konstatuar se po ndiqet nga policia, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe është dëmtuar. Si pasojë është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën..

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.