Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme 4 vajza të mitura, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Një 41-vjeçar nga Fushë-Kruja është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 vajza të mitura.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në hetim është vënë edhe një 35-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinën me të cilën 41-vjeçari përndiqte vajzat e mitura.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 41 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 4 shtetase të mitura. Në vijim të veprimeve, është proceduar në gjendje të lirë edhe shtetasi F. K, 35 vjeç, pasagjer në automjetin me të cilën lëvizte 41-vjeçari i arrestuar,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj 41-vjeçarit rëndojnë akuzat për përndjekje dhe shqetësim të të miturve, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar më shumë rreth rastit.