Procesi i dëmshpërblimit për familjet e prekura nga përmbytjet e tetorit ka arritur në fazën e tij përfundimtare.
Sipas kreut të Emergjencave Civile, Ardian Vreshtazi, janë rreth 354 familje që kanë përfituar ndihmën financiare, me një fond total prej 56 milionë lekësh të reja. Shuma e kompensimit për çdo familje është përcaktuar bazuar në dëmet e shkaktuara në banesa.
Vreshtazi gjithashtu ka theksuar se pas kësaj faze, institucioni do të vijojë monitorimin e situatës në qytet për të parandaluar problematika të tjera që mund të krijohen nga reshjet e ardhshme.
Përmbytjet e 4 tetorit shkaktuan dëme të konsiderueshme në qytetin e Vlorës, duke prekur si banesat ashtu edhe bizneset, duke krijuar një situatë të vështirë për banorët.