Përmbytje në Korçë/ Uji hyn në disa biznese, probleme me qarkullimin e mjeteve
- 14 June, 2023
Disa zona të Korçës janë përmbytur këtë të mërkurë si pasojë e motit të keq.
Pas reshjeve të dendura të shiut, uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.
Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ