Përmbysje në Fier pas rinumërimit! Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit

Rinumërimi i votave ka sjellë një përmbysje të papritur në qarkun e Fierit .

Teksa ka mbetur për t’u rinumëruar vetëm kutia e fundit, Zegjine Çaushi është drejt humbjes së mandatit të deputetes në këtë qark, pasi kolegia, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 9 votash.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho. Por rinumërimi i kërkuar nga Shqipëria Bëhet ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.