Përmbyset anija turistike në Vietnam, të paktën 37 viktima, mes tyre dhe fëmijë

Një varkë turistike është përmbytur në Gjirin Ha Long të Vietnamit, duke vrarë të paktën 37 persona dhe duke lënë pesë të tjerë të zhdukur, sipas mediave shtetërore vietnameze.

Anija “Wonder Sea”, që mbante 48 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit, u përmbys gjatë një stuhie të papritur të shtunën pasdite, sipas raportimeve.

Më shumë se 20 fëmijë ishin midis pasagjerëve.

Agjencia zyrtare e Lajmeve të Vietnamit tha se ekipet e shpëtimit kishin gjetur 10 të mbijetuar deri të shtunën në mbrëmje dhe kishin nxjerrë 37 trupa deri të dielën në mëngjes.

Katër nga viktimat ende nuk janë identifikuar.

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin gjatë gjithë natës dhe tani e kanë sjellë varkën e shpëtuar në breg, sipas VNA.

Agjencia zyrtare e Lajmeve të Vietnamit tha se ekipet e shpëtimit kishin gjetur 10 të mbijetuar deri të shtunën në mbrëmje dhe kanë nxjerrë 37 trupa deri të dielën në mëngjes.

Katër nga viktimat ende nuk janë identifikuar.

Ekipet e shpëtimit vazhduan kërkimin gjatë gjithë natës dhe tani e kanë nxjerrë varkën e shpëtuar në breg, sipas VNA.