Përmbyllet sot aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, rrafshohen rreth 70 objekte
- 14 July, 2025
Pritet të përmbyllet ditën e sotme aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.
Aksioni ka zgjatur 7 ditë, ndërsa deri tani janë shembur rreth 70 ndërtime të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.
Ndërkohë mësohet se kanë mbetur vetëm dy objekte të fundit, të cilave u është lënë afat deri në orën 18:00 që të çmontohen vullnetarisht nga vetë pronarët.
Kujtojmë që aksioni i shembjes u shoqërua me tensione të shumta nga banorët si dhe nuk munguan as incidentet.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ