Një përplasje fizike mes dy të rinjve në lagjen numër 6 të Durrësit ka përfunduar me përdorimin e një thike nga njëri prej tyre. Të dy të rinjtë, nën ndikimin e alkoolit, kanë nisur një debat për motive të papërfillshme.Përplasja ka degraduar kur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar tjetrin, duke i shkaktuar një plagë në vetull.
Banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë, duke ndihmuar të riun e plagosur dhe e kanë transportuar për në spital. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë mjekim për plagën e pësuar.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që autori i sulmit ende nuk është arrestuar. Dyshohet se forcat e rendit janë pranë identifikimit të tij dhe po kryejnë procedurat e nevojshme për kapjen e autorit të ngjarjes.