Përkujtohet 52-vjetori i revoltës në burgun famëkeq të Spaçit
Përkujtimi i 52 vjetorit të revoltës së ish të burgosurve politikë të burgut famëkeq të Spaçit është përkujtuar nga ish- të dënuar, përfaqësues nga Ambasada të ndryshme në vendin tonë, organizata që punojnë në fushën e edukimit dhe ruajtjes së kujtesës historike.
Në ceremoninë e organizuar në ish burgun e Spaçit, folësit thanë se ngjarje të tilla dëshmojnë për qëndresën ndaj diktaturës komuniste.
Të mbijetuarit e revoltës së Spaçit janë shembulli më i mirë, pavarësisht vuajtjeve që kanë përjetuar, pasi zgjedhin të përçojnë tolerancë dhe shpresë për të gjithë.
Revolta e burgut të Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste.
Shkaqet e saj ishin jo vetëm kushtet çnjerëzore, puna e detyruar në minierë dhe torturat psikologjike dhe fizike, por edhe gjendja e mjeruar. Revolta e Spaçit u shtyp me dhunë nga regjimi i kohës.
52 vite pas revoltës së ish të burgosurve politikë, në.burgun e Spaçit pritet ndërtimi i muzeut, që do të mundësojë panoramën e kalvarit të vuajtjeve nga ish të dënuarit, dhe revolta.ndër.më të mëdhatë e atij regjimi të egër komunist.