Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është rënduar mëngjesin e sotëm. Sipas mediave greke, ai është intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv (ICU) në spitalin “Evangelismos” në Athinë.
Raportohet se Kryepeshkopi po përballet me dëmtime serioze të disa organeve, pas një operacioni të kryer më 10 janar.
Janullatos ishte shtruar fillimisht në një spital në Tiranë më 30 dhjetor, për shkak të një gripi sezonal. Për shkak të përkeqësimit të shëndetit dhe problemeve nga sistemi tretës, ai u transferua në Athinë më 3 janar për trajtim më të specializuar.
Gjendja e rënduar e Kryepeshkopit lidhet edhe me historinë e tij mjekësore dhe moshën e avancuar. Mbetet për t’u parë si do të zhvillohet trajtimi i tij në vijim.