Përjeton tmerrin, Dua Lipa shpëton nga zjarri masiv në Los Angeles: Ishte e frikshme!

Dua Lipa është një nga personazhet e famshëm që ka shpëtuar nga zjarret masive që kanë përfshirë Los Angeles, përfshirë zonat e Pacific Palisades dhe Hollywood Hills. Aktualisht, bilanci i viktimave ka arritur në 10 persona dhe rreth 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Në mesin e të prekurve janë edhe disa emra të njohur të shoëbiz-it, si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia, të cilët kanë humbur shtëpitë e tyre.

Në një postim në Instagram, Dua Lipa ka shprehur shqetësimin për situatën e rëndë dhe e ka cilësuar këtë periudhë si “ditë të frikshme”. Ajo i tha fansave se është e sigurt dhe ka mundur të largohet nga qyteti.

“Ditë absolute shkatërruese dhe të frikshme në LA. Duke menduar për të gjithë miqtë e mi dhe njerëzit e qytetit që duhej të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Do të ndaj disa kontakte për këdo që dëshiron të ndihmojë dhe të dhurojë për ata që janë strehuar nga zjarri. Unë jam e sigurt dhe ia dola të largohem nga qyteti. Dërgoj dashurinë time të gjithëve që po kalojnë këtë kohë të vështirë, qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për njëri-tjetrin”, shkroi Lipa.