Përjashtohet me zarf të zi nga Big Brother, Jozi: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti, ai viktimizohet!

Jozi, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP 4, është përjashtuar sot me zarf të zi pas debatit të ashpër që pati me Gjestin, gjatë të cilit i drejtoi këtij të fundit fjalët “kopil shkjau”. Pas përjashtimit, Jozi foli për herë të parë në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, duke shprehur pendesë për krahasimin e përdorur, por sqaroi se nuk i ishte drejtuar personalisht Gjestit.

Jozi pranoi se krahasimi që bëri ishte i tepruar, por shtoi se nuk ishte me qëllim të keq. Sipas tij, Gjesti u viktimizua për situatën dhe e përdori këtë kundër tij.

“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Është një krahasim i tepërt, e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt. Më vjen keq për Lorin, Bonën dhe Aldon. Thjesht mendoj se vetëm një person pa gjak shqiptari nuk di të kërkojë falje,” u shpreh Jozi.

Gjatë intervistës, Jozi deklaroi se ai është personi që mund të përfaqësojë më mirë shqiptarët e Kosovës në krahasim me Gjestin. “Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregoj shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë kosovarët jam unë,” theksoi ai.

Debati i ashpër mes Jozit dhe Gjestit ka shkaktuar një reagim të fortë në publik dhe rrjete sociale, duke ndarë opinionin e fansave. Përjashtimi i Jozit u konsiderua i pashmangshëm nga Vëllai i Madh për shkak të komenteve të tij, të cilat shkelën rregullat e etikës së programit.