“Përgjegjës kryesor për aferën e djegësve”, Berisha: Dorëheqje të menjëhershme të kreut të ILD-së!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e kreut të ILD-së, Artur Metani nga detyra. Sipas Berishës, Metani është gardiani kryesor i shkeljes në aferën e inceneratorëve. Ai shtoi se bashkë me Engjëll Agaccin, kanë quajtur legjitime këtë procedurë krimi sipas tij.
“Ky zotëri ka kryesuar në mbledhjen e zv.ministrave pa asnjë tagër, por për interesa të kupolës. Ndaj i kërkoj dorëheqjen e menjëhershme nga posti se përbën një kërcënim potencial madhor për prokurorët dhe gjykatësit e kësaj çështje, pasi është i inkriminuar tërësisht dhe plotësisht. Ai është përgjegjës për aferën e inceneratorëve”, u shpreh Berisha.