Përgjaket qyteti italian! Përplasja e të rinjve shkakton 3 të vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Tre persona mbetën të vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat që ndodhën mbrëmë në Monreale, në provincën e Palermos.

Viktimat janë Salvatore Turdo, 23 vjeç dhe Massimo Pirozzo, 26 vjeç. Personi i tretë, i cili ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte shtruar është Andrea Miceli, 26 vjeç.

Të plagosurit janë 33 vjeç dhe 16 vjeç dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët kanë marrë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë në përpjekje për të gjurmuar se kush qëlloi.

Në momentin e ngjarjes, kanë qenë prezentë mbi 100 persona. Sipas informacioneve paraprake, dy grupe të rinjsh janë përplasur në shesh. Një nga autorët e sulmit, i armatosur me pistoletë, ka nisur të qëllojë.