Përgjaket Laçi! Policia identifikon autorin që plagosi 5 persona me breshëri plumbash, gjendet arma e krimit
Laçi u trondit këtë të shtunë nga një ngjarje e rëndë me armë zjarri, ku pesë persona mbetën të plagosur pas një konflikti të çastit. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar si shtetasin K. Kamberi dhe ka nisur ndjekjen për kapjen e tij.
Sipas raportimeve, autori ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një grupi të rinjsh pas një sherri që shpërtheu për arsye ende të paqarta. Ngjarja ndodhi pranë Gjykatës së Kurbinit, në një zonë të populluar ku ndodheshin edhe kalimtarë të rastit.
Të plagosurit janë identifikuar si:
- Angjelina Gjezaj, 58 vjeçe, shitëse ambulante e cila po ecte në trotuar kur u qëllua në këmbë
- Amarildo Ndoj, 26 vjeç
- Liridon Ismaili, 26 vjeç
- Daniel Gjeloshi, 26 vjeç
- Geri Bitri, 24 vjeç
Mësohet se arma e krimit është një pistoletë, e cila është gjetur nga policia në një kantier ndërtimi pranë vendit të ngjarjes, ku autori dyshohet se e ka hedhur në përpjekje për të humbur gjurmët.
Policia dhe grupi hetimor kanë sekuestruar provat materiale dhe po punojnë për kapjen e autorit të ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për trajtim mjekësor. Gjendja e disa prej tyre raportohen të jetë e rëndë.