Përgjaket festa e Halloween, të paktën dy viktima dhe gjashtë të plagosur në…

Dy persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga të shtënat gjatë natës së Halloëeen në qendër të qytetit Orlando, Florida.

Autori i dyshuar është një 17-vjeçar, i identifikuar si Jaylen Dwayne Edgar, i cili tashmë gjendet në paraburgim. Mosha e viktimave varion nga 19 deri në 39 vjeç.

Ndërkaq, gjashtë personat e mbijetuara u dërguan në Qendrën Mjekësore Rajonale të Orlandos në gjendje të qëndrueshme.