Përgjaket aksi Pogradec-Qafë Thanë, 55-vjeçari humb jetën, policia në kërkim të autorit

Aksident me një të vdekur në aksin rrugor Pogradec – Qafe Thanë, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Mëmëlisht.

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se viktima, 55-vjeçari me iniciale I.M, është përplasur nga një automjet i cili po qarkullonte në afërsi të këtij kryqëzimi.

Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur në këmbë kur ka marrë goditjen fatale, me pasojë vdekjen.

 

Policia po heton për rrethanat e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është në kërkim të tij. Po shikohen kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë këtij aksi rrugor.

NJOFTIMI I POLICISE:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në fshatin Mëmëlisht, një automjet i paindentifikuar, ka përplasur këmbësorin, shtetasin I. M., 55 vjeç, banues në Mëmëlisht.

55-vjeçari si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vëndngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për indetifikimin e automjetit dhe drejtuesit të tij, kapjen e vënien në praga të autorit të aksidentit si dhe për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.