Përgjaken rrugët e Napolit, tifozi vdes në festimet e titullit kampion

Festimet te Napolit nuk kaluan pa dhimbje.

Një tifoz humbi jetën pas një aksidenti rrugor. Mediat italiane raportojnë se 47-vjeçari po festonte titullin e katërt të skuadrës italiane, kur u përfshi në këtë ngjarje të rëndë.

Festimi i Scudettos ishte fatal për të, teksa ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.