Sali Berisha gjatë fjalës së tij përmbyllëse të protestës është shprehur se betejën do ta vijonë deri në arritjen e objektivit, atë të qeverisë teknike.
“Nga Qafë Priska deri në Vorë është territori ynë i betejës”, tha Berisha, teksa shtoi se dita e sotme ishte dëshmi se PD është e pamposhtur.
Pas protestës së sotme, kreu demokrat tha se do të përgatiten për vitin që vjen.
Berisha: Ishte një ditë të cilën ne u dëshmuan të pamposhtur. Besuan shumë se kanë natyrën me vete, por Zoti është me ne. ky shi ishte prova jonë, e kaluam me sukses të plotë.
Përgatitemi për vitin që vjen për largimin e kësaj qeveria dhe krijimin e qeverisë teknike.
Vazhdojmë këtë betejë deri në fitoren e këtij objektivi. Nuk ka asnjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realitet dhe mundësi, kështu që përgatitemi për betejën tjetër.
Urojmë besimtarët e krishterë një Krishtlindjen të bukur dhe një Krishtlindje më të mirë vitin që vjen.