Përfundon takimi i Ramës në Vlorë/ Kryeministri kërkoi angazhim për mbarëvajtjen e sezonit turistik
- 3 July, 2025
Një vizitë të papritur zhvilloi kryeministri Edi Rama sot në Vlorë.
Mësohet se takimi zgjati 60 minuta në Bashkinë e Vlorës ku kyeminstri zhvilloi një bisedë me kryebashkiakun e qytetit, Ermal Dredha në kuadër të sezonit turistik.
Ndërsa bëhet me dije se në takim kryeministri Edi Rama ka kërkuar përveç stafit të institucionit edhe deputetët e qarkut të Vlorës ndërsa fokusi kryesor i diskutimeve ishin problematikat e qytetit si uji i pijshëm, vendgrumbullimet e mbetjeve por edhe problematika të tjera.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ