Përfundon takimi i Kryesisë, Berisha njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të shtunën
- 21 December, 2023
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të mbledhë edhe Këshillin Kombëtar ditën e shtunë.
Sipas gazetarit Osman Stafa mbledhja do të mbahet në orën 12:00, ndërsa të ftuar do të jenë edhe deputetët e Gazment Bardhit dhe ai vetë.Po ashtu mësohet se sa i përket riorganizimit të partisë u vendos krijimi I 4 rajoneve, që do të drejtohen nga 4 koordinatorë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ