Përfundon takimi i Escobar me kryeministrin Rama, ja çfarë u diskutua

Diplomati amerikan, Gabriel Escobar ka përfunduar takimin në Kryeministri me kryeministrin, Edi Rama, një takim i cili zgjati më shumë sesa ishte parashikuar.

Tanimë pritet që Escobar t’i drejtohet Presidencës ku do të takohet me presidentin Bajram Begajn.

Ditën e nesërme janë planifikuar takimet me opozitën e vendit.

Nuk është deklaruar zyrtarisht qëllimi i vizitës së Escobar, por ajo vjen 3 ditë para hapjes zyrtare të fushatës.