Përfundon seanca në Shkodër për Troshanin dhe Sakicën! Avokati tregon detaje të reja për akuza: Akuzohen vetëm për…
Përfundon seanca gjyqësore për Samuel Troshanin dhe Izmir Sakicën në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër. Dy të rinjtë, të cilët u vetëdorezuan tri ditë më parë pasi ishin shpallur në kërkim për dhunimin e Vladimir Brucit, u paraqitën para trupës gjykuese për rivlerësim të masës së sigurisë.
Në seancë, avokati i Troshanit dhe Sakicës, Sokol Tahiraj, ka bërë të ditur se nuk ka akuzë tjetër ndaj të rinjve, përveç asaj për dhunën ndaj Brucit, ngjarje e lidhur me një konflikt për vendin e parkimit.
Më herët, gjykata kishte vendosur masën “Arrest me burg” për ta, në mungesë. Tani, pritet vendimi i gjykatës për masën e sigurisë pas paraqitjes së dy të rinjve.