Përfundon rinumërimi i votave në Kuçovë/ Nuk ndryshon rezultati, PS forcë e parë
Ka përfunduar procesi i numërimit për 18 kutitë e bashkisë Kuçovë, proces që nisi pas kërkesës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” për rinumërim të votave dhe shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në këtë bashki.
Rezultati nuk ka ndryshuar por kandidatit socialist, Kreshnik Hajdarit i janë hequr 9 vota, Lefter Maliqit nga koalicioni i “Bashkë Fitojmë” iu hoqën 4 vota dhe kandidatit të PD, Ilirjan Koxhaj iu hoqën 2 vota.
Ndërkohë, avokati i koalicionit “Bashkë fitojmë” i ka kërkuar Kolegjit Zgjedhor rihapjen e të gjitha kutive të tjera të KZAZ Kuçovë por përfaqësuesja e KQZ-së ka rrëzuar kërkesën.