Përfundon pas 6 orësh mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat e Kryesinë së PS

Rreth 6 orë ka zgjatur mbledhja e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama me ministrat, kryesinë e Grupit Parlamentar dhe drejtuesit politikë të PS.

Mbledhja e zhvilluar nw Pallatin e Brigadave rreth orës 14:00 të pasdites të kësaj të premte ka përfunduar pak minuta më parë. Ndërkohë, ashtu sikurse e kemi njoftuar dhe më herët socialistët do të rikthehen sërish ditën e nesërme për të vijuar me diskutimet.

Në mbledhjen e kësaj të premte u diskutua për programin elektoral si dhe për qasjen që socialistët do të ndjekin në takimet publike me qytetarët.

Në fokus të mbledhjes ka qenë edhe vota e diasporës, e cila si për socialistët, po ashtu dhe për demokratët është një ndër sfidat kryesore për këto zgjedhje parlamentare.

Referuar burimeve jozyrtare mësohet se përgjatë këtyre orëve, kreu i qeverisë ka kaluar në sitë angazhimin e gjithsecilit duke bërë një vlerësim të punës së deritanishme.