Përfundon numërimi në qarkun e Vlorës, PS siguron 8 mandate, PD merr 4 deputetë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Vlorës, ku Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar një fitore të thellë me 53,235 vota, që përbëjnë 58.72% të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet si forcë e dytë me 24,134 vota, ose 26.62%.

Në bazë të këtyre rezultateve, PS ka siguruar 8 mandate deputetësh në këtë qark, ndërsa PD-ASHM merr 4 mandate.