Përfundon numërimi në qarkun Berat/ PS dominon bindshëm, ja sa mandate siguron

Ka përfunduar numërimi në qarkun e Beratit, janë numëruar të 275 kutitë e votimit.

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 36.863 vota, që përbën 57.64 të totalit.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet e dyta me 19486 vota (30.47 %).

Sipas rezultateve të deritanishme, PS siguron në këtë qark 5 mandate, ndërkohë PS-ASHM merr 2 të tilla.