Përfundon numërimi në Maliq, PS merr shumicën e votave, Arjan Juapllari dhe Kristiano Koçibelli më të votuarit

Procesi i numërimit të votave në bashkinë e Maliqit, në qarkun e Korçës, ka përfunduar, duke konfirmuar një fitore të thellë të Partisë Socialiste ndaj Partisë Demokratike.

Sipas rezultateve zyrtare nga 74 kutitë e numëruara, kandidati më i votuar i PS-së është Arjan Juapllari, i cili ka marrë 3589 vota, duke kryesuar listën e socialistëve.

Nga ana tjetër, tek demokratët, kandidati më i votuar është Kristiano Koçibelli, i cili ka siguruar 1318 vota, duke qenë preferenca kryesore e elektoratit të PD-së në këtë zonë.