Përfundon numërimi në Korçë, PS siguron 6 mandate, PD-ASHM merr 4 deputetë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në qarkun e Korçës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka siguruar 57,213 vota, që përbëjnë 54.33% të totalit, duke marrë 6 mandate deputetësh.

Ndërkohë, koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka marrë 36,405 vota, ose 34.57%, duke siguruar 4 mandate në këtë qark.