Përfundon numërimi/ Me 60 mijë vota plus, Veliaj mban Tiranën edhe për 4 vite

Erion Veliaj është fituesi i zgjedhjeve në Tiranë, i cili ka regjistruar nje rezultat spektakolar në 14 Maj.

Veliaj ka mundur thellë Belind Këlliçin, duke e çuar diferencën në 60 mijë vota. Nga të dhënat zyrtare, Veliaj rezulton fitues në të 27 njësitë që ka Tirana.

Kutia e 941-të e Tiranës u numërua pak minuta më parë, duke konfirmuar kështu diferencën me 58.337 vota mes dy kandidatëve kryesorë. Në vend të tretë është renditur Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë me 13.835 vota ose 4.27%, ndërsa në vend të katërt Roland Bejko i Partisë Demokratike me 12.388 vota ose 4.27%.

Kjo është fitorja më e thellë qe ka regjistruar ndonjëherë një kandidat në historinë e Tiranës, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një nga humbjet më të thella të opozitës ne histori.