Përfundon numërimi i votave të diasporës në 11 qarqe, vijon vetëm në Korçë
Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për subjektet zgjedhore në 11 qarqe të vendit, ndërsa procesi vijon ende në qarkun e Korçës.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit të ardhura nga jashtë, kryesisht nga Greqia, ka përfunduar në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Dibër, Lezhë, Fier, Vlorë, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.
Aktualisht, procesi i numërimit të votave të diasporës për subjektet vazhdon vetëm në qarkun Korçë.
Ndërkohë, ka nisur edhe numërimi i votave preferenciale për kandidatët (në listë të hapur) në qarqet Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër.
Ndërsa në qarkun Kukës, ky proces ka përfunduar tërësisht.