Përfundon numërimi i votave në Lezhë, PD siguron 4 mandate, PS merr 3

Në qarkun e Lezhës ka përfunduar procesi i numërimit të votave, me të gjitha 245 kutitë e votimit të numëruara.

Sipas rezultateve përfundimtare, koalicioni opozitar Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 29,484 vota, ose 45.13% të totalit, duke fituar 4 mandate deputetësh.

Partia Socialiste (PS) ka marrë 27,585 vota, që përbëjnë 42.23% të totalit, duke siguruar 3 mandate.