Përfundon mbledhja e Qeverisë/ Koçiu: Urdhëri i Mjekut do të ndryshojë, më shumë transparencë…

Fjala e Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu pas mbledhjes së Qeverisë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Urdhërin e Mjekut”:


Përshëndetje,


Në vazhdën e propozimeve dhe angazhimeve qëqeveria ndërmori ndërkohë që sigurojmë dhe garantojmë cilësinë e shërbimit në strukturat shëndetësore, sot miratuam pas një konsultimi të gjerëdhe të praktikave ndërkombëtare një ndryshim në ligjin për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara në këtëligj ka të bëjë me atë që është interes primar iqytetarëve, garantimin e cilësisë së shërbimit nëstrukturat tona shëndetësore për të gjithë qytetarët, për të gjithë pacientët që i drejtohen strukturave publike shëndetësore.

Dua të theksoj që në kryer të herës atë angazhim që ne morëm bashkarisht për të garantuar dhe për siguruar një balancë mes interesit primar të qytetarëve dhe interesit të mjekëve dhe strukturave publike shëndetësore që është shmangia sa më shumë e mundur e konfliktit të interesit në rastin e çdo profesionisti tëmjekësisë i cili punon në strukturat shëndetësore publike.

Ndryshimet që kemi propozuar në ligjin dhe që u miratuam sot me vendimin më të fundit të Qeverisë nëligjin për Urdhërin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, kryesisht konsistojnë në bërjen  publike dhe transparente të informacionit për të gjithëprofesionistët e shëndetësisë që punojnë në strukturat publike sa i përket angazhimeve të tyre dhe private.

Ndërkohë që ndryshim tjetër i rëndësishëm ështëpikërisht dhe miratimi i një regjistri publik i cili do të garantojë akoma më shumë transparencë për këdo profesionistë të shëndetësisë që punon në strukturat publike shëndetësore lidhur me punësimin e tij dhe privatisht.

Ndërkohë nga ana tjetër kemi vendosur edhe një tavan të orëve të punës për të cilat një mjek që punon në sektorin publik mund të angazhohet dhe të punojë privatisht.

Ndërkohë që kemi bërë të qarta dhe procedurat për masat disiplinore dhe strukturat përkatëse të cilat do të rregullojnë veprimtarinë akoma më shumë të gjithë profesionistëve të shëndetësisë që punojnë në sektorin publik.

Është e rëndësishme të theksojmë se të gjitha këto ndryshime vijnë dhe në vazhdën  e reformës më të rëndësishme që është ajo e Autonomisë Spitalore, një reformë e cila ne besojmë fort që do të ndryshojë tërësisht mënyrën e shërbimit të ofrimit në kujdesin shëndetësor. Do të sjellë më pranë dhe më cilësisht shërbimin që strukturat publike shëndetësore ofrojnëpër qytetarët dhe padiskutim që do të rrisin akoma më shumë dhe do të përmirësojnë mirëmenaxhimin e spitaleve dhe mirëmenaxhimin e profesionistëve të shëndetësisë.

Pyetje: Znj.Ministre, për ta bërë më të qartë pasi ju thatë që mjekët do të punojnë me një orar të përcaktuar dhe do të bëhet transparent dhe në privat. Po për shefat e shërbimeve do të lejohet që të punojnë në sektorin privat?

Shumë faleminderit për pyetjen.

Në fakt edhe ky është një ndryshim i parashikuar në ndryshimet ligjore të cilat ne miratuam sot. Ka edhe një rregullim edhe të kësaj pike dhe ka të bëjë pikërisht me faktin që drejtuesit e institucioneve publike shëndetësore e kanë të ndaluar të kenë dhe klinika private dhe ti drejtojnë ato klinika private dhe duke qenë titullarë njëkohësisht dhe në strukturat spitalore shtetërore dhe në strukturat e tyre private.

Faleminderit!

Check Also

U përfol për ndarjen nga biznesmeni, Luana Vjollca trazon rrjetin dhe poston propozimin për MARTESË!

Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ‘’trazuar’’ rrjetin. Ajo në Instagramin e saj ka postuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *