Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar: Republika Islamike e Iranit ka zgjeruar veprimtarinë, sulmet kibernetike janë shtuar
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për sulmet kibernetike dhe masat e marra për forcimin e mbrojtjes kibernetike në vend, e thirrur nga presidenti Bajram Begaj.
Në këtë takim u bë një analizë e gjendjes së sigurisë kibernetike dhe masat e marra nga institucionet për forcimin e mbrojtjes kibernetike në infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit. Nga raportimet e institucioneve dhe diskutimet e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar konstatohet se përgjatë një viti është bërë progres në forcimin e kapaciteteve dhe mbrotjes kibernetike në vend.
BAJRAM BEGAJ PRESIDENT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË: “Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj. Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne. Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike Krahas sigurisë kibernetike, ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjatë KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride”, tha Begaj.
Republika Islamike e Iranit e ka zgjeruar veprimtarinë e saj kërcënuese dhe sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar dhe më komplekse. Institucionet AKSHI dhe AKCESK dhe institucionet e tjera do vijojnë bashkëpunim me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n, si dhe vende të tjera partnere dhe aleate për forcimin e mbrotjes kibernetike.
Pjesëmarrës në këtë mbledhje ishin:
2. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Zoti Edi RAMA
3. Zv/Kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Zonja Belinda BALLUKU
4. Ministri i Mbrojtjes, Zoti Niko PELESHI
5. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zonja Olta XHAÇKA
6. Ministri i Drejtësisë, Zoti Ulsi MANJA
7. Ministri i Brendshëm, Zoti Blediar ÇUÇI
8. Minstri i Finacave dhe Ekonomisë, Zonja Delina IBRAHIMI
9. Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Nasip NAÇO
10. Shefi Shtabit të Përgjithshëm të FARSH, Gjeneral brigade Arben KINGJI
11. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet RRUMBULLAKU
12. Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Zonja Vlora HYSENI
Në këtë mbledhje janë ftuar të marrin pjesë edhe:
1. Zv/Kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Zoti Ferdinand XHAFERAJ
2. Drejtori i Autoriteti Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurisë Kibernetike, Zoti Igli TAFA
3. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Zonja Mirlinda KARÇANAJ