Përfundon Asambleja e PS, Klosi: Më 12 maj, zgjedhje të brendshme në parti
Partia Socialiste do i nënshtrohet riorganizimit dhe rienergjizimit të saj dhe më 12 do të zhvillojë zgjedhjet e brendshme me parimin “1 anëtar, 1 votë”.
Në përfundimit të Asamblesë së Përgjithshme të PS, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha për gazetarët se PS ka nevojë të riparojë qelizën e saj ku dhe do të fillojë puna dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe më pas do të nis riorganizimi me degën dhe bazën.
“Faza e tretë e procesit të rienergjizimit fillon nga sot, ku do të kemi zgjedhjen e kryetarëve në të gjitha organizatat socialiste. Vendimmarrja e miratuar në Asamble është se një zonjë dhe një burrë do të drejtojnë një organizatë socialiste. Deri në Kongresin e qershorit të kemi 50 mijë anëtarësime të reja. Në zgjedhjet e brendshme në PS fillojnë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave dhe më pas me delegatët e Kongresit që do të zhvillohet më 12 maj me parimin 1 anëtar 1 votë dhe më pas vijojmë me procesin e zgjedhjeve të forumeve të tjera të PS.
Kemi shumë nevojë për anëtarë të rinj dhe për të strukturuar të gjithë strukturat tona. PS ka nevojë të riparojë të gjithë qelizën e saj dhe më pas të gjithë strukturën e partisë. Duhet të përmirësojmë zgjedhjen e kryetarëve dhe kriteret e tyre dhe nëpërmjet këtyre do të kemi garancinë të përmirësojmë shtyllën kurrizore të PS dhe më pas të gjithë armatën”, tha Klosi.