Përfshihet nga flakët xhamia, digjet pak minuta pas largimit të hoxhës

Një xhami në Shupenzë të Bulqizës është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga xhamia. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe policisë, flakët kanë përfshirë një pjesë të madhe të objektit fetar, duke e bërë të pamundur shpëtimin e strukturës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale apo zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa pritet një ekspertizë e detajuar për të përcaktuar origjinën e flakëve.