Një zjarr ka shpërthyer në katin e katërt të një ndërtese në rrugën “Tish Daija”, rreth orës 11:05 të mëngjesit.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe janë duke punuar për shuarjen e flakëve. Po ashtu, policia është angazhuar për evakuimin e banorëve nga godina.
Grupi Hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ