Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier, shkak ngarkesa në rrjet


Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në lagjen “Kastriot Muco” në Fier.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, ndërkohë që nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë ngarkesa në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Shërbimet zjarrfikëse bënë të mundur fikjen e zjarrit ndërkohe që dhjetëra familje kanë mbetur në errësirë. Operatorët e OShE janë në terren për të parë nga afër situatën dhe për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.