Përfshihet nga flakët fshati në Dimal, shkrumbohen hektarët me ullinj

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Malas Breg në Dimal ku janë shkrumbuar plotësisht disa hektar me ullinj.

Zjarri fillimisht ka nisur në ferrat dhe barishtet në anë të rrugës së fshatit por i favorizuar nga era dhe temperaturat e larta, zjarri ka përparuar me shpjetësi drejt kodrave me ullinj.

Mësohet se drejt zjarrit janë nisur disa dhjetëra mjete zjarrëfikëse nga Berati, Kuçova, Dimali , Fieri dhe Lushnja. 25 zjarrëfikës në total janë duke luftuar me flakët, me mjete rrethanore pasi drejt kodrave me ullishte nuk ka rrugë makinash për të mundësuar futjen e mjeteve zjarrëfikëse drejt zonës së zjarrit, ndërkohë që në ndihmë të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e zonës.