Përfshihet nga flakët banesa në Lezhë, familjarët shpëtojnë mrekullisht, dëme të shumta materiale
- 4 December, 2024
Një banesë u përfshi nga flakët e zjarrit në fshatin Markatomaj të Lezhës mbrëmjen e sotme.
Burime bëjnë me dije se zjarri ra në njërën nga dhomat e banesës si shkak i pakujdesisë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Fatmirësisht pjesëtaret e familjes arritën të dilnin në kohë, por pa mundur të shuanin zjarrin.
U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe mospërhapjen në dhomat e tjera të shtëpisë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ