Përfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër, detajet e para

Një zjarr masiv ka përfshirë mëngjesin e sotëm kampin social të komunitetit rom në Shkodër.

Për pasojë  janë  djegur plotësisht kontejnerët në  të  cilat banonin komuniteti rom dhe egjiptian në  lagjen Skënderbeg të  Shkodrës.

Aktualisht, në këto kontejnerë jetojnë mbi 142 banorë të komunitetit rom, të cilët më parë banonin në kushte ekstreme varfërie dhe pasigurie.

Zjarri i rënë  rreth orës 9 e 30 minuta duke u favorizuar edhe nga era ka rrezikuar përhapjen edhe ne kontejnerët e tjerë . Ndërsa ka qenë  ndërhyrja e zjarrfikësve që  kanë  ndërhyrë  në  kohë  për të  lokalizuar zjarrin, është  ende e paqartë  se ç’ka e ka shkaktuar zjarrin.

Dyshimet e para janë  pakujdesia në  ndonjë  paisje elektrike nga banorët të  cilët e kanë  harruar të  ndezur.