Përforcohet argjinatura e kanalit K-17 Vrinë, Rama: Shmang mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një investim të rëndësishëm për menaxhimin e ujërave në zonën e Butrintit.

Sipas tij, përforcimi i argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë do të sigurojë rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, duke shmangur mbingarkesën e hidrovorit dhe duke rritur qëndrueshmërinë e argjinaturës.

Ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e sistemit të kullimit, duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore.

“Me përforcimin e argjinaturës së majtë të kanalit K-17 Vrinë, që siguron rrjedhjen pa pengesa të ujërave drejt kanalit të Vivarit, shmang mbingarkesën e hidrovorit të Butrintit dhe rrit qëndrueshmërinë e argjinaturës, si dhe duke mundësuar kullimin efikas të 900 hektarëve tokë bujqësore, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Ky investim pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të ujërave në këtë zonë.