Përforcohen tensionet SHBA-Rusi, Donald Trump: Putin po luan me zjarrin!

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur me tone të ashpra kritikat e fundit ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke e akuzuar këtë të fundit se “po luan me zjarrin” në lidhje me veprimet e fundit ushtarake në Ukrainë dhe qëndrimin e tij agresiv në arenën ndërkombëtare.

Në një mesazh të postuar së fundmi në rrjetin social Truth Social, Trump theksoi se roli i tij si lider amerikan ka qenë vendimtar për shmangien e një përshkallëzimi të rrezikshëm në rajon.

Ajo që Vladimir Putini nuk e kupton është se po të mos isha unë, shumë gjëra vërtet të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë, dhe e kam fjalën për gjëra vërtet të këqija”, deklaroi Trump, duke lënë të kuptohet se prania e tij në skenën politike ndërkombëtare ka frenuar zhvillime potencialisht katastrofike.

Këto deklarata përforcojnë tensionet në rritje mes dy fuqive botërore dhe ngrenë shqetësime të reja për stabilitetin global, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë dhe marrëdhënieve të përkeqësuar midis Perëndimit dhe Rusisë