Përfitojnë mbi 730 mijë pensionistë! Rama tregon se kur nis shpërndarja e bonusit të pranverës
- 1 March, 2025
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin e tij social Facebook, përmes të cilit tregon se nga e hëna (3 mars) nis shpërndarja e bonusit të pranverës për 730,430 pensionistë.
“Bonusi i Pranverës, nga e hëna për 730,430 pensionistë (brenda a jashtë vendit), pranë çdo pike të Postës Shqiptare dhe bankave të nivelit të dytë”, shkruan Rama në Facebook.
Pensionistët që kanë pension bazë deri në 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus, ndërsa pensionistët që marrin pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus 5 mijë lekë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ