Përfitoi mbi 1 mln euro përmes mashtrimit, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari (EMRI)

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e krimeve kibernetike.

Ferhat Karakus ka përfunduar në prangat e policisë, pasi përmes mashtrimit ka kryer transaksion të jashtëligjshëm me vlerë mbi 1 milion euro.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Transaksioni”.

Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike e DPPSh-së, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Arrestohet shtetasi turk F. K., 41 vjeç, i cili në bashkëpunim me shtetas të tjerë, me anë të mashtrimit kompjuterik, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me vlerë mbi 1 milion euro.

Ky shtetas, duke përdorur poset e biznesit të tij, kishte kryer transaksione të kundërligjshme, me anë të një karte të një shtetasi tjetër, i cili në momentin e kryerjes së transaksionit nuk ndodhej në Shqipëri.

Këto transaksione janë raportuar si veprime mashtrimi dhe nga kompania “MasterCard”.

Në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese homologe, po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të implikuar.